Pse vetëm te Monika Kryemadhi shkon policia për rregullat antiCovid e jo te qeveria apo PS?

Nga Herion Mesi-

Këtë të mërkurë u shfaq para publikut një akt selektiv, si dhe herë të tjera, nga policia e shtetit, e cila në vend që të jetë zbatuese e ligjit në mënyrë të barabartë ndaj çdo lideri partiak, siç u vendos nga Komiteti i Ekspertëve; por policia shkoi në mënyrë demonstrative te takimi që kishte kryetarja e LSI në qytetin e Elbasanit.

Kaq brutale dhe selektive ishte ndërhyrja nga policia, aqsa çdo njeri me mend dhe disi asnjanës e ndjen se ishte polici politike e urdhëruar nga kryeministri Rama për të gjurmuar kudo ku shkon Monika Kryemadhi. Ndërhyrja dhe gjobitja e policisë ka ndodhur edhe herë tjetër vetëm te LSI, ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë se rregullat e pandemisë i shkel kryeministri Rama, kryetari i PD-së Basha, numri dy në PS, Taulant Balla apo kryebashkiaku tiranas, Erion Veliaj (mjafton të shikoni foto).

Të gjithë kanë parë takimet e PS dhe të kryeministrit me më shumë se 10 persona, apo që nuk ka distancën e përcaktuar, por asnjë polic nuk ka guxuar të shkojë e të gjobisë apo edhe ti jap këshillë pjestarëve të qeverisë apo PS.

As edhe te PD nuk shkon policia!

Por vetëm te LSI dhe Monika Kryemadhi.

Kjo bëhet me urdhër politik kryeministror. Eshtë e qartë se kjo që bën kryeministri mbetet hakmarrje cinike dhe e poshtër, sepse rregulli apo ligji, nëse shkelet, duhet penalitet për të gjithë, e jo vetëm për Kryemadhin.

Shikoni disa foto se si e shkel rregullin antiCovid, qeveria dhe PS, por asnjë polic nuk duket rrotull!

Në foto: Damian Gjiknuri në takim elektoral

Në foto: Kryeministri Rama në bulevard

Në foto: Erion Veliaj në takim elektoral

Në foto: Taulant Balla dhe ministrja e arsimit takim elektoral

Në foto: Lulzim Basha takim elektoral

Në foto: Monika Kryemadhi sot në Elbasan takim për arsimin dhe policia (lart)

Në foto: Grida Duma (PD) takim elektoral

SHKARKO APP