Turravrapi i televizionëve për sondazhe në favor të PS: Rama fiton 93 deputetë, partitë e reja 31 deputetë, PD-LSI vetëm 16!
Turravrapi i televizionëve për të publikuar sondazhe elektorale mbetet biznesi më i mirë dhe i shpejtë në këto muaj deri me 25 prill. Rilindja ka rritur thesin e parave që paguan për mediat, të cilat dikush me hile e dikush me idiotsi totale e nxjerrin fitues Edi Ramën, sikur të vinte nga opozita 8 vite e jo 8 vite në pushtet.
Kjo lojë e pisët mediatike fsheh interesa lejesh ndërtimi, tenderime, fshatra turistikë dhe natyrisht edhe para në dorë për ata që e stisin me bukur lojën se fiton PS dhe Edi Rama.
Rilindja po hedh miliona euro në këtë lojë progande me sondazhe të cilat hartohen dhe përpunohen në zyrat e kryeministrisë.
Tani sherri ka lindur mes televizioneve se kush e nxjerr me shumë fitues Edi Ramën.
Së fundmi një televizion do të nxjerrë këto shifra sondazhi dhe do ta tregojnë sikur i kanë marrë në zyrat e Bashës dhe Kryemadhit këto shifra, pra Rama fiton 93 deputetë, partitë e reja 31 deputetë, PD-LSI vetëm 16!
Kurse televizioni që po merr një koncension rrugës do nxjerrë: PS 81, Jozi-Patozi 23 deputetë, Murrizi 3, dhe PD-LSI 33 deputetë.
Por mësohet se televizioni që mori toka në kryeqytet do ta nxjerrë Ramën me 61 % të votave!
Të gjithë janë në garë me çanta në duar te zyra e Endri Fugës në kryeministri.