Qeverinë “Rama” e kap Covid-19, dy ministra izolohen. Flitet se edhe tre të tjerë janë pozitiv

Covid-19 ka pushtuar qeverinë e Edi Ramës. Dy ministra janë në izolim, Klosi dhe Balluku, kurse Çuçi e kaloi.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi njoftoi se është prekur nga virusi.
Në një postim në rrjetet sociale, Klosi tha se ka nisur trajtimin në banesë.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet🙏” – shkruan Klosi.
Pak ditë më parë njoftoi se ishte testuar pozitive edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndërsa më herët e ka kaluar covid edhe ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi.

Mësohet se edhe tre ministrja të tjerë janë me Covid-19, por nga frika e krijimit të panikut duket se kryeministri ka urdhëruar të mos e deklarojnë.

Po kështu dhe pjestarë të kabinetit të Kryeministri kanë dalë me COVID-19.

Ndërkohë kryeministri ruhet fort, bile tregojnë se maskën e ka dopio, për tu ruajtur nga ndonjë infektim nga ministrat.

SHKARKO APP