Qytetarët në protestë, policia po bën arrestime të të rinjve, por ku është ajo “shkërdhatë opozitë” që nuk del, por rri në shpi?!

Pamjet e sotme, pas protestës së qytetarëve në kryeqytet te kryeministria, ku qindra veta bllokuan kryeqëzimet e Tiranës në shenjë proteste ndaj rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa forcat e policisë po bëjnë arrestime të dhunshme.

Po arrestohen të rinjë, gra, vajza dhe kushdo tjetër nga forcat speciale të policisë. Qelitë e komisariatëve dhe të drejtorisë së policisë janë mbushur me protestues.

Ndërkohë opozita, ajo që kemi, është mbyllur në shtëpi dhe nuk flet. Çfarë shkerdhatë opozite është kjo e cila nuk mbron qytetarët në të drejtat e tyre?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse na duhet kjo opozitë e shitur?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj qytetarët të krijojnë opozitën e tyre, larg kësaj opozite të shitur.

Policia arrestoi dy vajza para kamerave duke i tërhequr me forcë dhe duke i futur në furgonin e policisë.

Një nga vajzat që u morën me dhunë bërtiti disa herë se është punonjëse në media, por policët e morën me dhunë dhe e futën në furgon.

Arrestime masive po vazhdojnë në këto momente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?