Radhë makinash mbi 20 km nga Lezha në Tiranë. Bllokohet qarkullimi, asnjë policë në terren

Këtë të diel, rruga Lezhë-Tiranë është bllokuar nga një trafik i rënduar. Qytetarë të ndryshëm deklarojnë për “Koha Jonë”, se radha e makinave arrin deri në 20 kilometra.

Sipas qytetarëve, në këtë rrugë që thuajse është bllokuar lëvizja totalisht prej disa orësh, nuk ka asnjë patrullë policie që të marrë masa.

Trafiku në këtë aks të rëndësishëm të vendit është bllokuar rreth mesditës së sotme. Edhe pas pesë orësh, ende Policia e Shtetit nuk ka arritur të zhbllokojë situatën, duke lënë mijëra qytetarë në pritje.

SHKARKO APP