Rama do pësojë humbje drastike në Durrës prej LSI
Edi Rama do të pësojë humbje drastike në qarkun e Durrësit. Këtë e thonë nën zë edhe pjestar të kupolës qeverisëse si dhe sondazhet reale që ka Rilindja, por që në media i shumëfishon kundrejt parasë për të manipuluar publikun.
Në Durrës LSI ka përqëndruar emrat më potencial, si Elona Gurin. Bahri Shaqirin, Enon Karapicin, Shemsi Prençin dhe Kontjana Kuçin, pa harruar edhe listën me Hysni Carën, Bujar Dhimën, Rexhina Lekën, Gazmir Tahirin, Ramazan Topuzin, Berinda Bulkun, Eraldo Lukun, Durim Hoçja, Danjel Temën dhe Artur Bakun’ që të gjithë me lidhje e forcë rinore.
Në Durrës, ku është përqendruar krejt mafia e Rilindjes, LSI ka dërguar ish-shefin e shërbimeve sekrete shqiptare, Bahri Shaqiri, të cilin e kërkuan me insistim edhe partnerët ndërkombëtarë, sepse pas 25 prillit aty do kryhen operacionet për arrestimet VIP të bandave. E ku Bahri Shaqiri mendohet se do jetë ministri i brendshëm i qeverisë LSI-PD.
Po kështu një emër i njohur për publikun shqiptar është edhe Shemsi Prençi, një prej njerëzve të hekurt të LSI. Prençi ka eksperiencë të madhe në administratën e shtetit dhe sidomos në Policinë e Shtetit, çka do ti sjellë parlamentit të ri një njeri me zotësi.
Elona Guri dhe Kontjana Kuçi bashkë me Enon Karapicin janë motori rinor i listës së kësaj force politike. Në Durrës kryeministri do mundohet të fusë në veprim bandat kriminale të famshme nga gazeta BILD e që janë nën hetim, por që të gjithë janë nën survejim nga Bahri Shaqiri e Shemsi Prençi si dhe nga shërbimet e huaja ndërkombëtare.
Lista e LSI-së për qarkun Durrës
1-Elona Guri
2-Bahri Shaqiri
3-Enon Karapici
4-Shemsi Prençi
5-Kontjana Kuçi
6-Hysni Caca
7-Bujar Dhima
8-Rexhina Leka
9-Gazmir Tahiri
10-Ramazan Topuzi
11-Berinda Bulku
12-Eraldo Luku
13-Durin Hoçja
14-Danjel Tema
15-Artur Baku