Rama fillon të hënën fushatën kundër LSI me sloganin: “Në emër të POPULLIT”

Kryeministri Edi Rama ka postuar një status në Facebook ku lajmëron mbledhjen me deputetët e rinj dhe ku jep sinjalin e parë publik të largimeve nga puna të qindra e qindra nëpunësve që vijnë nga radhët e LSI dhe PDIU, por kryesisht të LSI. Mjeshtërisht Rama, duke prekur sedrën dhe ndjenjat e qytetarëve për hallet që ato kanë, dhe realisht ekzistojnë, do të fillojnë operacionin për “çlirimin e administratës” të cilët kanë lidhje me LSI si besim apo anëtarsi politike.

Me këtë rast hap vende pune për qindra e qindra militantë të Rilindjes. Natyrisht që kushdo nuk kryen detyrën duhet larguar, por fushata është mirëformalizuar si “luftë ndaj së keqes në administratë” e ku e keqja do jetë vetëm LSI. Por kjo do ti kushtojë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro dëmshpërblime, pasi do jenë gjykatat që do t’ju japin të drejtë, kur kanë të drejtë, punonjësve të larguar padrejtësisht.

Fushata në emër të populli fillon të hënën!

Statusi nga Edi Rama:

PER KOALICIONIN KUNDËR TEPSISË

Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore. Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre. Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësve tanë në çdo qark. Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me Qeverinë e Re, një seksion i veçantë i saj do t’i shërbejë posaçërisht çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.

Pas këtij turi 30 ditor, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark. Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës. Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap??????????

SHKARKO APP