Rama gris zyrtarisht marrëveshjen e 5 qershorit, heq koalicionet parazgjedhore
Sot po diskutohet në Komisionin e Ligjeve për amendimet në Kodin Zgjedhor. Damian Gjiknuri ka argumentuar heqjen e koalicioneve klasike. Ai ka thënë se lejohen dy apo tre parti apo edhe më tepër në një koalicion, por me listë të përbashkët. Pra faktikisht po zyrtarizojnë heqjen e koalicionëve, ku partitë mund të futeshin në një koalicion me listat e saja sejcila parti. Dhe në fund të fundit çdo votë mbetej brenda koalicionit.
Sa i takon ligjit elektoral, Gjiknuri tha se ai është gjithnjë i vështirë për tu ndërtuar. Më tej Damian Gjiknuri shtoi se “Mund të mos kemi bërë ndryshimet kushtetuese më të mira, por ato janë fakt tashmë, dhe të gjithë do të duhet të bjenë dakord, ne i kemi duart e lidhura, pasi nuk ndryshohet marrëveshja e 5 Qershorit. Jo se unë e kam qejf atë marrëveshje, por ajo është arritur dhe me vullnetin e ndërkombëtarëve, që është e mira ti kemi pranë.
Pa dashur të zgjatem, së pari Kushtetuta parashikoi që në zgjedhje të garojnë partitë politike, kushtetuta nuk e heq koalicionin, por mund të ketë garim së bashku të disa partive politike. Të formojnë aleancat e tyre, përmes një marrëveshje që ka një lider, dhe në kushtet e barazisë së garës ata kanë detyrimin që të paraqesin një listë të përbashkët”.
Më tej Gjiknuri shtoi se “Kthehemi te ndryshimi i Kushtetutës, që dikton se koalicionet do të kenë tashmë një formulë tjetër. Partitë duhet të paracaktojnë që në fillim numrat që i përkasin partive të secilës, psh si do e bëja unë listën po të isha Lulzim Basha, numri 1 në Tiranë Lulzim Basha, numri 2 Monika Kryemadhi numër 2, numri 3 do ishte Shpëtim Idrizi, ku është konfuzioni këtu?! “, tha Gjiknuri, duke zbatuar porosinë e Kryeministrit Rama për të shkatërruar koalicionin tradicional të një koalicioni opozitar.
Kur të kalojnë ndryshimet e Edi Ramës në parlament për votim, dhe ku gjasat janë se do ti votojnë nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, pyetja shtrohet se çdo bëjë opozita reale. Do të rrijë në debate televizive dhe në facebook apo do thërrasë popullin në protestë për tu përballur?