Rama: Jazëk vlonjatëve nëse nuk më votoni! Jam Ismail Qemali i dytë

Edi Rama mbylli sot fushatën elektorale në Vlorë. Ai vetë kandidon në Vlorë, por nuk e ka vendosur emrin e tij nga fillimi, pasi kur u bënë listat e kandidatëve për deputet, PD ishte në çadër dhe shpresonte PS-ja se opozita nuk do hynte në zgjedhje. Por ka informacione të besuara se PS-ja nuk do marrë aq deputetë sa të dalë Edi Rama si deputet. Në të vertetë duhet të jetë deputet lideri i një partie politike, aq me tepër nëse PS-ja del në opozitë.

Gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale që mbajti në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një thirrje të paprecedentë, duke ligjëruar vjedhjen e votës.
Me fjalën tepsi, kreu i qeverisë i referohet pushtetit, ndërsa me fjalën hallvë, blerjes së votës. Edhe pse i referohet kundërshtarëve të tij si personat që japin lekë për të marrë votën, qytetarëve Rama i thotë që “hallvën” ta marrin, por votën të ja japin PS-së.

Kryeministri ndoshta harron se shit-blerja e votës është e dënueshme me ligj.

Duke ju drejtuar qytetarëve, Rama tha: Të ofrojnë hallvë për të blerë votën? Hallvën mos e refuzo! Ndërsa votën mos e bëj hallvë për tepsinë e tyre.

Në një moment gjatë fjalës së tij në mitingun, kryeministri Edi Rama i kërkoi mbështetësve të pranishëm të heshtin. I bëri të qartë se tani nuk do të fliste me ta dhe se mesazhi i drejtohej shqiptarëve të tjerë që e ndiqnin përmes ekranit. Ju drejtua demokratëve, njerëzve që mbështetin LSI-në, Ben Blushin, çamët,  minoritete, se vota e tyre duhet të shkojë për Partinë Socialiste. E nëse kjo nuk ndodh, zgjidhjen Rama e ka të thjeshtë. I duhet vetëm një mallkim: Jazëk ju qoftë!

“Mos flisni se kam me ju (i drejtohet mbështetësve në shesh)

Ke bindje të djathta, shumë bukur, ku është problemi? A është kjo bindje më e fortë se sa dëshira që të bëhet shtet, që fëmija jot të marrë arsim të mirë?

Je anëtar i PD, çfarë problemi ka?! Aty të rrish, e të rrish me nder. A është mikrobuzi i republikës së re për të marrë ty nën vete?

Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë

Je anëtar i LSI? Lërë partinë në lajthitjen e saj e mos lajthit bashkë me ta. Nëse ta premtojnë një punë sot, të gënjejnë, sepse çiflig në shtet për ta nuk do të ketë më të paktën për katër vjet dhe sikur deti i Skelës të bëhet kos”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Por Edi Rama për të karikuar votuesit vlonjatë tha se ai është i dyti vlonjat kryeministër pas Ismail Qemalit.

Por frika në PS mbetet reale se mundet se Gramoz Ruçi në Fier që është i 9-ti në listë si dhe Edi Rama që renditet i gjashti, të mos zgjidhen deputet, ndaj po bëjnë gjithçka në Vlorë dhe Fier. Ka informacione se po blihen vota.

SHKARKO APP