Rama kërkon me ngulm të takojë Haradinajn, por kreu i AAK-së nuk pranon
Paditësi kërkon me ngulm të takojë të paditurin!
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, vazhdon të këmbëngulë për t’u takuar me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, të cilin e ka paditur për shqifje. Kështu paditësi Rama kërkon të takojë të paditurin, Haradinaj.
“I padituri nuk mund të takohet me të diturin“,- deklaroi me ironi ditën e djeshme kreu i AAk-së, Haradinaj, teksa refuzoi takimin me Ramën.
Në agjendën e ditës së dytë thuhet se kryeministri Rama do ta takojë kryetarin e AAK-së Haradinaj në orën 11.00, por lideri i AAK-së nuk ka pranuar ta takojë.
Nga AAK-ja, ashtu sikur të hënën, edhe të martën thanë se nuk ka arsye për takim kur dihet se Rama ka fyer e paditur kryetarin e AAK-së kur ai ishte kryeministër.
“Edhe përkundër instistimit nga ana e kryeministrit shqiptar për takim me kryetarin e AAK-së, nuk do të ketë takim”, thonë nga AAK-ja.