Rama: Nuk pranohen kërcënimet ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë. Europa e Madhe është e ardhmja jonë

“Nuk do të lejojmë askënd që të na tërheq pas në të shkuarën”, është reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të bëra nga ministri serb i Mbrojtjes rreth sigurisë së shteteve të rajonit. Nisur nga tensionet e fundit, Rama thotë se kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme, dhe se Europa e Madhe është e ardhmja jonë.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

SHKARKO APP