Rama padit Haradinajn për shpifje, mediat serbe në “festë”

Padia që kryeministri shqiptar Edi Rama ka ngritur për kryeministrin kosovar në detyrë, Ramush Haradinaj është kthyer në “festë” për mediat serbe, që po i bëjnë jehonë të madhe kësaj padie të pazakontë. Kanë të drejtë mediat serbe që i kushtojnë një rëndësi të tillë padisë së Ramës kundër Haradinajt, sepse një kryeministër shqiptar padit një tjetër kryeminstër shqiptar.

“Rama padit Haradinajn për shpifje: Më ke dëmtuar reputacionin, personalitetin, nderin dhe dinjitetin tim,” shkruan gazeta Blic.

Kjo gazetë thekson se padia prej 30 faqesh është ngritur pas akuzave për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Televizioni Serb shkruan se padia ka lidhje me akuzat që ka bërë Haradinaj se Rama ka hedhur idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa media të tjera janë më të ashpra në tituj.

“Fluturojnë puplat mes shqiptarëve, Rama padit Haradinajn”, shkruan Telegrafi serb.

“Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Në qendër të gjithçkaje është Serbia,” shkruan Espreso.

“Rama padit Ramush Haradinajn, ekzekutori i Kosovës merr padinë me urgjencë,” shkruan Alo.

SHKARKO APP