Rama përgatit largimin edhe të Ditmir Bushatit, e cakton të 8-in në Shkodër
Burime të rezervuara nga selia e PS-së tregojnë se Edi Rama po përgatit largimin e Ditmir Bushatit, pasi nga i pari në qarkun Shkodër ka kaluar në vendin e 8-të në renditjen e PS-së.
Dihet se PS-ja në qarkun e Shkodrës është minoritet dhe numri katër deputet duket shumë realisht për PS-në, ndonëse Ilir Beqja ka deklaruar se luftojmë për 5 deputetë.
Skema e kryeministrit për të larguar të pakënaqurit apo njerëz që e kanë kundërshtuar në mënyrën e qeverisjes, mbetet djallëzore; i cakton nga fundi sa për të thënë se iu caktova. Ndërkohë skema e gjoja mbledhjes së votave për kandidatët, pra se cili votohet me shumë, është skemë mashtruese pasi komisionerët nuk do ja numërojnë votat e elektoratit socialist.
Po i njëjti burim nga selia e PS tha se mundet që nga frika e ndonjë deklarate nga ana e Ditmir Bushatit kundër Edi Ramës, ka mundësi që renditja ta çojë ish-ministrin Bushatin të 7-in në listë. Por prapë nuk fiton Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

