Rama publikon videon e frikshme: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, 27 raste vetëm sot

Përmes një postimi në facebook ku kërkon fillimisht që fëmijët të mos e shohin, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga situata në Iran, ku nga Covid-19 numërohen mbi 3 mijë të vdekur dhe në vend janë hapur varre masive. Rama thotë se kemi hyrë në zonën e zjarrit dhe se vetëm sot janë 27 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 304 numrin e të prekurëve.

”Sot jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje por edhe si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim vrima në barrikadat tona”, – shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë thotë se ekonomia bie dhe ngrihet prapë por të vdekurit nuk ringjallen më, ndaj i bën thirrje të fortëve shqiptarëve që të respektojnë masat e marra nga qeveria.

”Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër! Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo ditë në vijim moton jetike të luftës sonë: ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më”,- shprehet kreu i qeverisë’.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në Facebook:

Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha!

Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër! Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo ditë në vijim moton jetike të luftës sonë: ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më!

Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar!

Sot jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje por edhe si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim vrima në barrikadat tona.

Lexoni edhe…

Rriten shifra. 304 numri i të prekurve nga koronavirusi, 27 raste të reja në 24 orë

Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 të gjithë në shtëpi

Vasili: Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime

“Zëri Amerikës”: Ja si penetron dhe sulmon koronavirusi organizmin e njeriut

Basha: Paketa financiare të zgjerohet! Urgjentisht të bëhet testimi masiv!

Shqiptarët mbahen ”peng në rrugë”/Reagon Meta, Basha dhe Rama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2578101465840638/

SHKARKO APP