Rama: Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e konkursit ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë.
Rama tha se ky ishte financimi më i madh për infrastrukturën administrative në vend.
“Në rastin e Qendrës së re të Drejtësisë duhet ta financojmë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Është padyshim financimi më i madh që mund të jetë bërë për infrastrukturën administrative në Shqipëri, por besojmë se është i duhuri. Sot janë krijuar mundësitë dhe sipas këndvështrimit tim, janë përmbushur një sërë arsyesh për ta bërë këtë, sepse jemi në një proces që pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të vazhdojmë që secila palë të bëjë detyrat e veta.
Kërkoj që detyrat tuaja t’i bëni ju, detyra jonë është të mbështesim sistemin dhe të bëjmë gjithçka që sistemi të funksionojë me kushtet dhe standardet më të larta, gjë që nuk mund ta themi sot. Po të kemi parasysh se në çfarë kushtet punojnë gjykatësit, prokurorët dhe se sa mbrapa është sistemi në aspektin e teknologjisë.
Do të doja të thoja diçka këtu, sepse besoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet si duhet. Mënyra se si ne kemi arritur këtë është duke ndërtuar një rrjet njerëzish të cilët kanë formimin e duhur profesional dhe funksionojnë si një tërësi për të zhvilluar teknologjinë në institucion. Çfarë dua të them më këtë. Ishim në një situatë shumë të rëndë, ku çdo institucion bënte modulet e veta, bënte sistemin e vetë. Dhe faktikisht bëmë shumë shpenzime dhe kishim një rezultat shumë qesharak, sepse ishte ndërtuar një sistem kioskash që nuk ndërvepronin me njëra-tjetrën”, tha ndër të tjera Rama.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 20570

