Rama sulmon prapë Bashkimin Europian, tallet me ambasadën franceze në Tiranë

Politika e jashtme e qeverisë “Rama” rrezikon që të fus vendin në një kurs përplasje me Bashkimin Eurpian. Brenda dy javëve, në mënyrë të paprecedentë, kryeministri i Shqipërisë ka sulmuar dy herë Bashkimin Europian dhe vende të veçanta të saj. Fillimisht sulmoi BE për çështjen e fondeve, ndërsa pak ditë më parë, akuzoi Francën për atë që ai e cilëson si mos’dhënie  e ndihmave gjatë pandemisë. Kritikat e kryeministrit shqiptar për BE dhe Francën kanë sjellë reagimet e para diplomatike të ambasadorëve respektivë në Tiranë. Ambasadori i BE Luigi Soreca, deklaroi  në “Zërin e Amerikës” se ishte i habitur nga sulmet e Edi Ramës. Soreca përmendi se disa herë ai personalisht ka dorëzuar, në emër të BE, ndihma për mjekët dhe sistemin shëndetësor. Ndërkohë Ambasada e Francës në Tiranë praktikisht ka bërë notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në qëndrimin e Ambasadës Franceze i kujtohet kryeministrit Rama se BE ka dhënë 70 milionë euro për pandeminë dhe se kontratat e BE me kompaninë e vaksinave kundër COVID-19, përfshirë dhe vendet e Ballkanit dhe për pasojë Shqipërinë. Selia diplomatike e Francës i tërheq vëmendjen Edi Ramës dhe për gjuhën e përdorur, duke i kujtuar se një vend “mik dhe aleat” nuk mund të sulmohet kështu. Në gjuhën diplomatike, pavarësisht emërtimit që ka titulli i dokumentit zyrtar, deklarata e Francës për ministrinë tonë të jashtme ngjan si një notë proteste. Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, qëndrimi i Edi Ramës dhe më pas reagimi i Ambasadës mund të shënojnë një nga përplasjet më të forta që një qeveri po bën me Bashkimin Europian.

Në mënyrë amatore, Edi Rama ju përgjigj ambasadës së Frances me një koment të fshehur diku në postimet e Facebook dhe jo me komunikim zyrtar nga ministria jonë e Jashtme. Deklaratat e Edi Ramës kundër BE janë jo vetëm të gabuara, por dhe pa asnjë bazë në pretendimet që ngre. Bashkimi Europian ka dhënë 70 milionë euro për pandeminë dhe çdo vit qindra milionë euro që jepen për projekte dhe ekonominë. Sasia e parave që jep BE dhe vendet e saj, bëjnë që Brukseli të jetë donatori kryesor në Shqipëri. Nëse nuk janë marrë më shumë para nga BE, përgjithësisht kjo ka të bëjë me mungesën e projekteve nga qeveria shqiptare. Megjithatë sulmi i Edi Ramës ndaj BE dhe Francës në veçanti, nuk ka lidhje me projektet dhe ndihmat. Më shumë se çështja e financimeve, deklaratat e Edi Rama janë një përgatitjet e terrenit për dështimin e Shqipërisë me negociatat. Qeveria “Rama” ka humbur të gjitha shanset për integrimin në BE dhe meqenëse vendet  e BE i kanë mbyllur dyert, tani Edi Rama po i sulmon me radhë për të justifikuar dështimin. Akuzat ndaj Francës dhe vendeve të tjera, mbi të gjitha, do të përdoren nga Rilindja gjatë fushatës për të thënë se “në i bëmë reformat, por BE është anti-shqiptare dhe nuk na pranon në gjirin e saj. Madje as vaksina nuk na dhanë!”.

Kjo retorikë e kryeministrit është e rrezikshme dhe dëmton raportet mes BE dhe Shqipërisë, jo vetëm për këtë qeveri, por do të sjellë pasoja dhe për qeveritë e tjera. Në sulmet e Edi Ramës ndaj BE ka dhe një element që nuk mund të anashkalohet. Gjuha e Edi Ramës kundër BE dhe sidomos Francës mund të krahasohet vetëm me gjuhën që përdor diplomacia e Turqisë dhe presidenti i saj, Rexhep Tayyp Erdogan. Jo rastësisht, sulmet e Edi Ramës ndaj BE-së nisën gjatë vizitës së tij në Turqi.  Për t’i bërë qejfin presidentit turk, Edi Rama ka vendosur të sulmojë me radhë vendet e BE duke e kthyer Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës kur denonconte imperializmin perëndimor.

Loja e Edi Ramës me BE para zgjedhjeve nuk është çështje batutash si ato që bën me opozitën që harrohen pas ca kohësh. Sulmet anti-BE dhe kundër Francës rrezikojnë që ta klasifikojnë Shqipërinë nga një vend pro Bashkimit Europian në një vend që sheh nga Lindja. Aq më keq, kthimi i politikës së jashtme të Shqipërisë në shtojcë të politikes së jashtme të Turqisë rrezikon të na damkosë si vend që nuk ka lidhje me vlerat e BE.

Të sulmosh ambasadën franceze, e cila natyrisht flet në emër të shtetit francez, është një gafë e madhe diplomatike, pasi Franca me Gjermaninë janë lokomotivat e BE. Por Kryeministri ka lidhje të dyshimta me Presidentin turk dhe përveçse synon ti ngjajë atij si despot, nga ana tjetër i nis mesazh diplomatik kryetarit të shtetit turk se “ jam me ty kundër Francës”. Por Edi Rama bën edhe një gabim taktik, nxitur nga qëllimi gjeostrategjik proTurqisë; ai harron se ka jetuar në Francë dikur dhe se ka qenë ndaluar nga policia franceze. Ambasada franceze edhe mund t’ia publikojë ndalimin në polici dhe sipas ligjit të dekriminalizimit kryeministrit humbet mandatin e deputetit, por edhe të kryeministrit. E megjithatë ambasada franceze po duron pak si shumë!

Mili Xhani

SHKARKO APP