Rama sulmon ”Rai 3”, Vasili: E vërteta i djeg. DASH flet për krim të organizuar

Kronika e televizionit italian ”Rai 3” në lidhje me kultivimin e drogës në vendin tonë, ka nxitur përplasje mes palëve në politikë. Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama i cili përgënjeshtroi lajmin se kultivimi i kanabisit është 12- fishuar, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në facebook, Vasili thotë se kjo e vërtetë i djeg dhe e përcëllon Edi Ramën.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Nuk ka të çmendur të besojë Ramën dhe jo RAI-in! E vërteta i djeg, i dhemb dhe i përcëllon Ramës! Po ky Edi Rama mendon vërtet se ka ndonjë budalla në Shqipëri apo në botë, që do të besojë një gënjeshtar të deklaruar si ai dhe nuk do besojë ”Rai 3”. Po po po është rritur 12 herë brenda vitit kultivimi i drogës! Po po po edhe Departamenti Amerikan i Shtetit thotë qartë që është shndërruar Shqipëria në bazë të krimit të organizuar për Europën, SHBA, Ametikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Ka një vetëm një shkak, ka vetëm një fajtor ka vetëm një përgjegjes që është Edi Rama!

https://arkiva.kohajone.com/edhe-per-12-fishimin-e-kultivimit-te-kanabisit-ne-shqiperi-rames-ia-kane-fajin-gazetaret-e-rai-3/

SHKARKO APP