Rama takon komandantin e Forcave Detare të Amerikës në Europë dhe Afrikë: Në fokus porti i ri në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.
Gjatë këtij takimi përveç Ramës ishte i pramishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
‘‘Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH


