Edi Rama:Shqipëria nuk do ta hap kufirin për refugjatët sirianë
Edi Rama mbylli dilemat për pritjen e refugjatëve sirianë. Kreu i qeverisë tha në Top Channel se Shqipëria nuk do ta hapë kufirin dhe të presë emigrantët sirianë. I pyetur nga Sokol Balla në Top Story, Rama komentoi fluksin e mundshëm të emigrantëve drejt Shqipërisë.
“Ju siguroj se ne nuk do ta hapim kufirin dhe nuk kemi arsye pse ta bëjmë këtë. Nga kjo, Europa duhet të kuptojë se nuk mund të vazhdojë t’ia hedhë vendeve të saj. Disa vende, që mbyllin dyert për t’ia pasuar një vendi tjetër emigrantët” – tha Rama.
Ai theksoi se nëse Gjermania, Italia, Anglia e mbyllin kufirni, Shqipëria nuk ka arsye pse ta hapë atë pa kriter.
Ndërkohë, sa i përket deklaratës së ministres Klajda Gjosha, Rama tha: Do e pyes dhe do t’ju përgjigjem.
Sot, Gjosha tha se një fluks sirianësh pritet t’i drejtohen Shqipërisë ndërsa shprehu bindjen se qeveria do të bëjë maksimumin për t’i pritur.