Reagon Berisha: Vendim i Bashës është një vendim absurd, ai duhet të dorëhiqet si kryetar!
Reagon Berisha mënjëherë pas vendimit të Lulzim Bashës.
Berisha tha sonte prerë se Lulzim Basha bëri gabim fatal që me përjashtoi mua nga grupi parlamentar i PD. Lulzim Basha duhet më parë se sa te më përjashtonte mua, ai duhej të jepte dorëheqjen nga kryetar i PD.
Me këtë vendim të Bashës, theksoi Berisha se ai ka shkatërruar PD. Ai iu nënshtrua presioneve të lobit ndërkombëtar dhe Edi Ramës.
Me tej ish-kryeministri Berisha shtoi se Basha nuk ka zbatuar asnjë nen të statutit të PD, ai është kërcënuar personalisht nga të huajt. Ai me këtë i bëri gjëmen PD.
“Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së. Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit”.
Me tej Berisha shtoi se “Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.
Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

