Reagon Presidenti Meta: Nënë Liza, shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk

Edhe Presidenti Meta ka reaguar, pas editorialit të KOHA JONE me titull: “Nana Lizë dhe niveli i deputetëve” (datë 30 janar).
Ja shënimi i Presidentit në facebook:
Leksion kulture dhe dije deputetëve nga Nënë Liza.
Është zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve, që vuajnë sot dhunën e një pushteti arrogant dhe kleptokrat, që nuk pyet as për të moshuarit dhe foshnjat në mes të dimrit dhe të ftohtit.
Nënë Liza, shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk.
Mjaft me dhunimin e të drejtave të njeriut!
Qytetarët shqiptarë nuk janë kavje eksperimentale!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?