Reagon Vjollca Hoxha pas dorëheqjes së Blushit: Top Channel do të administrohet nga trashegimtarët e ligjshëm
Pas dorëheqjes së Ben Blushi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, ka reaguar Vjollca Hoxha, pronarja e ligjshme e Top Channel.
Në një email drejtuar stafit të Top Channel ajo shkruan:
“Të dashur, duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush.
Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Vjollca Hoxha në e-mail.
KOHA JONË SONDAZH

