Reforma e drejtësisë si “nuse” në arkivol!

U shkarkua ish-kryetari i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori vetëm për një garazh makine, ndërkohë që Ardian Dvorani u akuzua se nuk justifikonte 99 milionë lekë dhe mbeti. Zaganjori që guxoi dhe rrëzoi Marrëveshjen e Detit me Greqinë dhe ruajti integritetin territorial të Shqipërisë sot është jashtë sistemit të drejtësisë, kurse Dvorani me një mijë akuza drejton përzgjedhjen e emrave që i duhen Rilindjes.

Disa anëtarë të komisionëve të Vettingut kanë probleme me karrierën, pothuaj si rasti “Daci” ose edhe më keq. Po hetohen se kanë fshehur të dhënat, kanë qenë nën hetim, nuk kanë deklaruar të ardhurat apo kanë fshehur pasurinë. Secila nga këto shkelje është e mjaftueshme për të mos kaluar vettingun, por sot jemi para faktit që njerëz të tillë mbartin në duar vettingun dhe gjithë ngrehinën e sistemit të drejtësisë. Po dalin fakte e dokumenta se reforma në drejtësi është fut në dorë nga qeveria.

Hetimi dhe pezullimi i anëtarit të Kolegjit të Apelimit Luan Daci për falsifikim të dokumenteve të kandidimit është rasti kur të gjithë ata hartuan reformën në drejtësi duhet të kthejnë sytë pas dhe të shohin çfarë kanë gatuar. Gjyqtari i lartë i Vettingut, gati tre vjet pas marrjes së detyrës, u faktua se ka manipuluar dokumentet dhe ka mashtruar për karrierën e tij duke fshehur faktin se ishte shkarkuar si gjyqtar nga KLD-ja në vitin 1997. Denoncimet për të kaluarën e tij u bën që në momentin e kandidimit, por PS dhe ndërkombëtarët që monitoronin reformën nuk u vunë rëndësi akuzave dhe e çuan drejt institucionit më të rëndësishëm të Vettingut. Në këto vite Luan Daci ka qenë pjesë e trupës ku janë shkarkuar 38 gjyqtarë dhe prokurorë. I njëjti gjyqtar është anëtar dhe në 46 procese të tjera vettingu që janë në proces. Hetimi i tij nga SPAK dhe pezullimi u jep automatikisht të drejtë 84 gjyqtarëve dhe prokurorëve që të kërkojnë përsëritje të procesit dhe të shpallje të pavlefshme të vendimit. Në mos në Shqipëri ata në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut fitojnë gjyqin. Dhe të gjitha janë fatura për Shqipërinë. Mjafton të sjellin një shembull të njohur. Me firmën e Luan Dacit u shkarkua edhe kreu i Gjykatës së Lartë Xhezairi Zaganjori. Mos harroni se Zaganjori është profesor i së drejtës dhe jep leksion në universitete. Është njeriu që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë, ku duhej jo vetëm profesionalizëm, por edhe kurajo. Në fund Zaganjori u hodh në rrugë sepse nuk justifikonte pasurinë, në një shumë të papërfillshme për një garazh makine, ndërkohë që Ardian Dvorani kaloi Vettingun edhe pse u akuzua se nuk justifikonte 99 milionë lekë. Të mos harrojmë se shkalla e parë e Vettingut i dha të drejtën Zaganjorit të vazhdonte karrierën, por komisioni ku bënte pjesë Luan Daci e shkarkoi.

Gjykata Speciale për Korrupsionit para rastit të Luan Dacit është si para provës së zjarrit. Nëse e shpall fajtor, automatikisht ka firmosur dhe dështimin e reformës. Por edhe nëse e shpall të pafajshëm, akuzat që ka ngritur SPAK ndaj tij janë të mjaftueshme që të prekurit nga vettingu të hapin procese gjyqësore. Në të gjitha rastet modeli që Luan Daci solli për reformën në drejtësi është prova e dështimit të reformës. Sepse raste si ky janë jo pak në procesin e Vettingut dhe tregojnë se përzgjedhja e njerëzve që do të zbatonin reformën është bërë që në fillim keq. Dyshimet janë se emra të tillë me probleme u vendosën qëllimisht për t’i pasur nën kontroll dhe për ti komanduar sa herë që emra të caktuar duhet të hiqeshin nga sistemi. Pas Luan Dacit janë edhe disa anëtarë të komisioneve të Vettingut që kanë probleme me karrierën. Kanë fshehur të dhënat, kanë qenë nën hetim, nuk kanë deklaruar të ardhura apo kanë fshehur pasurinë. Secila nga këto shkelje është e mjaftueshme për të mos kaluar vettingun, por sot jemi para faktit që njerëz të tillë kanë në duar vettingun dhe gjithë ngrehinën e sistemit të drejtësisë.

Para se të emëroheshin në këto poste kandidatët kaluan në filtrin e Kuvendit dhe institucioneve të BE dhe SHBA që monitorojnë reformën. Listat verifikoheshin me detaje nga ekspertët dhe më pas kalonin për votim. Me që skandali u bë publik dhe nuk mbahej më i fshehtë, personat që kanë kryer verifikimit duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të tregojnë se cilat ishin arsyet që u mbyllën sytë kur kaluan këta emra apo pse akoma Dvorani bën ligjin te reforma në drejtësi.

Natyrisht që SHBA ka një një kontribut serioz dhe të paçmuar në këtë reformë, por amerikanët nuk e dinin se kryeministri po mashtronte duke përdorur fjalën “reform”, ndërkohë që ka lëshuar “ulsimanjat & Co” për të future njerëzit e tyre në pikat kyçe të kësaj reforme. Ambasadorja amerikane po lufton me pasion dhe me këmbëngulje për ta shpëtuar këtë reformë, sepse ajo mendon si amerikane, por nuk e di si funksionon “el champo” shqiptar.
Ndaj reforma duket si një nuse e bukur të cilën e kanë veshur e lyer me parfume, porse drejt një arkivoli po shkon, për fajin e qeverisë dhe politikës shqiptare.
Mili Xhani

SHKARKO APP