Reforma në Drejtësi, Ambasadorët e SHBA dhe BE takojnë Edi Ramën

Ngërçi politik mes PS dhe PD për reformën në drejtësi ka shtuar takimet mes diplomatëve dhe drejtuesve të partive politike. Pasditen e sotme Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja Romana Vlahutin, janë parë të hyjnë në Kryeministri në një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Takimi ka nisur rreth orës 16:30. Tema kryesore e bisedimeve këto ditë është zbllokimi i reformës. Partia Demokratike e ka cilësuar draftin e ekspertëve të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese si kapje të drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP