Nis takimi për Reformën në Drejtësi, PD: Ka ende kohë për konsensus

Paraditen e sotme ka nisu mbledhja e parë e komisionit të posaçëm për reformën pas përfundimit të drafit. Në mbledhje është e pranishme edhe opozita, e përfaqësuar nga deputetët Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Gent Strazimiri dhe Arben Ristani.

Me nisjen e mbledhjes, ekpsertët e tryezës së mbajtur për reformën në drejtësi kanë dhënë një shpjegim dhe ekspoze të shkurtër të draftit.

Me përfundimin e fjalës së ekspertëve të tryezës së reformës, ka marrë fjalën deputeti demokrat Eduard Halimi, duke thënë se drafti i maxhorancës është një parafabrikat i draftit të vitit të shkuar. Halimi theksoi se ende ka kohë që ajo që nuk u bë më 22 dhjetor të mund të bëhet sot me draftin e reformës në drejtësi. Sipas Demokratit, me këtë draft kapet drejtësia. Halimi theksoi se opozita e ka treguar vullnetin e saj të mirë për reformën e drejtësisë, duke rikujtuar edhe një herë se sipas “Komisionit të Venecias, votimi me 3/5 e çimenton kapjen politike të gjyqësorit. Ish Ministri drejtësisë u bëri thirrje anëtarëve të mazhorancës që të dalin me një draft të vetëm që ndjek të gjitha rekomandimet e komisionit të venecias.

Ajo që nuk u bë në 22 dhjetor të bëhet sot. Të ulen kohë ka, sot, nesër, pasnesër, bashkë me ekspertët e opozitës, grupet e interesit, t’i implementojmë një më gjithë gjithë rekomandimet e Venecias, nëse i marrin detyrat nga maxhoranaca janë në konflikt interesi, qeveria

është në konflikt interesi, ndaj dhe kjo është kërkesa jonë e parë që duhet të shkojë në të njëjtën linjë me rekomandimet për një draft ku implementohen një më një rekomandimet, mos të fshihemi pas

ekspertëve… Komponenti i tretë ka qenë skema sesi do të bëhet gjithë organizimi i sistemit gjyqësor. Ky ka qenë debati mes nesh. Komisioni i Venecias ka thënë që ku ka mundësësi që maxhoranca të dominojë me vota, do duhej një votim më i madh. Shqetësimi ynë i vetëm ky ka qenë. Venecia foli qartë kur tha se duhet një reformë e qëndrueshme në konsensusin mes palëve. Vullneti ynë i mirë u tregua kur eskpertët tanë se drafti duhej të paqyronte të gjitha rekomandimet e Venecias. Cfarë bëtë ju? Ju minuat vullnetin duke marrë parasysh jo të gjitha rekomandimet e Venecias. Kjo e kontaminoi konsensusin për këtë reformë.

….

Sokol Sadushi: Kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve, jemi treguar rigorozë në evitimin e këtij aspekti që të ketë procedura të qarta përsa i përket zgjedhjes së gjyqtarëve. Lidhur me kryeprokurorin dhe prokurorët kemi përcaktuar disa mekanizma më të qartë, krahasuar me draftin e parë.

Eduard Halimi: Së pari komisioni duhet të ishte mbledhur në datën 22 dhjetor, të nesërmen që komisioni Venecias solli pikërisht opinionin e tij të datës 21 dhjetor. Duhej të ishte mbledhur dhe të ishim ne si komision që t’i jepnim detyrën eskpertëve. Të uleshin bashkë dhe ne si komision ti kërkonim implementimin dhe tu thonim merrni raportin e Komisionit të Venecias dhe hartoni një draft i cili të reflektojë një më një të gjithë këto rekomandime. Kjo ishte rruga e duhur, ky duhet të ishte procesi që duhej të ishte bërë në rast se tek të gjithë ne ekziston vullneti për të bërë një draft për ndryshimet kushtetuese.

E vërteta është se Komisioni Vnecias ju kapi me presh në duar, ju tha se në të paktën 15 pika të draftit tuaj, pikat bien ndesh me të drejtën europiane.

Dhe ju duhet të kishit thënë po, Komisioni na kapi në flagrancë, dhe ne t’i thonim ekspertëve, mos bëni këtë… por ju i thirrët ekspertët dhe u thatë hajde bëni një draft parafabrikat, si ai i 29 dhjetorit.

Di ndonjëri nga ju se ku e bënë ekspertët draftin e parafabrikatit, di gjë media se ku e bënë, po grupet e interesit e dinë se ku u bë drafti? Jo. Kjo tregon vullnetin e keq për të bërë një draft në standartet e komisionit të Venecias.

SHKARKO APP