Refuzimi i Venecias nga Rama, PD: Kryeministri, gati t’i shpallë luftë BE dhe të hedhë në erë zgjedhjet

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimeve të Edi Ramës për votimin kundër dekreteve të Presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, si dhe mos pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se për hallin e pushtetit të tij, Rama gati t’i shpallë luftë BE dhe të hedhë në erë zgjedhjet

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës. Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias”,- tha Bardhi.

Ai shtoi se shqiptarët nuk do të lejojnë që Edi Rama t’i shpallë luftë Bashkimit Europina dhe procesit të integrimit në BE. “Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!”,- tha Bardhi.

 

Lexoni edhe…

SHKARKO APP