Rilindja humb thellë në qarkun e Durrësit

Burime konfidenciale nga selia e PS-së tregojnë se sondazhet që i shkojnë vetëm kryeministrit nga një agjensi e kontraktuar prej tij, tregojnë se Rilindja humbet shumë thellë në qarkun e Durrësit.

Ndaj Edi Rama vendosi në kryesinë e PS-së që të kandidojë përveç Vlorës, edhe në Durrës, me shpresën se mund të ngrejë ndonjë përqindje elektorale. Por të njëjtat burime thanë për KJ se mes drejtorit të OSHEE, Ardi Çela dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako ka plasur sherr, sikurse edhe bandat e njohura të Shijakut, Durrësit dhe Fushëkrujës janë tërhequr nga mbledhja e votave në mënyrë të hapur, pasi kanë frikën e arrestimëve pas 25 prillit.

Siç është bërë e njohur ministrinë e brendshme, pas zgjedhjeve, do ta marrë LSI, e cila ka listën e krejt bandave që do arrestohen. Po kështu vajtja e ish-kreut të shërbimeve sekrete, Bahri Shaqiri si kandidat në Shjiak, i cili do të jetë ministri i brendshëm pas zgjedhjeve, paralajmëron hapur bandat dhe krimin që të mos futin hundët në votime, sepse fundi dio jetë se do arrestohen. Në të gjitha rastet sirenat e policisë me arrestime do jenë te këto banda. Dihet se bandat e qarkut të Durrësit bashkëpunojnë me qeverinë.

Nga 14 deputetë që ka qarku Durrës, Rilindja nuk do marr  me shumë  se 5 deputetë. 9 me 5 do jetë rezultati në favor të opozitës, tregojnë sondazhet në tavolinën e kryeministrit.

 

SHKARKO APP