Rilindja shkarkon Rudina Hajdarin
Partia Socialiste ka vendosur të përzgjedhë edhe emrat që duhet të përfaqësojnë opozitën gjasme parlamentare në Kuvend.
Deputeti socialist Adnor Shamenti deklaroi sot se Rudina Hajdari nuk është më përfaqësuese e grupit të opozitës parlamentare dhe për pasojë nuk mund të jetë më në Këshillin Politik. Përjashtimi i Hajdarit vjen pas kundërshtimeve që ajo bëri për draftin e PS për hapjen e listave. I pyetur për draftin e propozuar nga Rudina Hajdari për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, tha se ajo është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë nuk është anëtare e Këshillit Politik. “Në dijeninë time, Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë ajo nuk është anëtare e Këshillit Politik”,- shprehet Shameti.
Duke publikuar në facebook qëndrimin e Adnor Shamentit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se tashmë Rilindja po përcakton dhe kush duhet të jetë në Këshillin Politik.
“A është më Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Politik? Rilindja përmes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anëtare e Këshillit Politik.!? “,- deklaron Petrit Vasili.
Që pas largimit nga PD, Rudina Hajdari i ka shërbyer me vendosmëri Rilindjes në kapjen e sistemit dhe degradimin e institucioneve në vend. Si pjesë e opozitës farsë qëndrimet e saj politike kanë qenë në funksion të axhendës së Edi Ramës. Tashmë që diskutohet për hapjen e listave dhe me apo parti të re, nuk ka gjasa të zgjidhet sërish në politikë, Rudina Hajdari ka nisur të kritikojë propozimet e PS-së për listat e hapura. Por kjo lloj kritike, tashmë nuk i duhet më Edi Ramës dhe Rilindja ka vendosur ta zëvendësojë Hajdarin me një deputet çfarëdo që nuk kundërshton nismat e qeverisë.
Pasi e përdori për axhendën e Rilindjes, Rudina Hajdarin e pret fati i gjithë paraardhësve të saj, që flaken nga politika në rastin më të parë që Edi Ramës nuk i hyjnë në punë.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2454125688220582