”Rrethim” i Kryeministrisë/Rama nxjerr ushtrinë në rrugë: 5 mijë euro gjobë….
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të nxjerrë Ushtrinë në rrugë. Përmes një video live në facebook, kreu i qeverisë ka bërë me dije se Kryeministria do të rrethohet përshkak të situatës së koronavirusit që deri më tani ka shënuar 1 viktimë dhe 11 të prekur. Sipas kryeministrit, nga nesër do të dalin në rrugë patrulla të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe asaj ushtarake që do të kontrollojnë personat që vijnë nga vendet e prekura nga Covid-19. Kryeministri deklaroi se kushdo ka hyrë 14 ditët e fundit nga Italia dhe ka dalë në rrugë do të gjobitet me 5000 euro.
“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”.
Nga ana tjetër, Rama shtoi gjithashtu bëri apel edhe për qytetarët e tjerë, që nëse nuk kanë arsye për të dalë nga shtëpia të dalin. ”Korona nuk bën shaka. E vërtetë që nuk ua prish gjumin e atyre që i prek, por ama ata 20% i prek dhe i kërcënon. Korona zbrapset vetëm me disiplinë dhe solidaritet. Të gjithë ata që nuk janë të detyruar të dalin nga shtëpia duhet të rrijnë në shtëpi. Të mbajnë dritaret hapur, t`i mbajnë në dhomë më vete të moshuarit, të shohin sa më pak lajme. Mundësisht ato emisionet e mbrëmjes që sot janë vatra të kuqe infodemie”.
Kryeministri bëri një krahasim me tërmetin e 26 nëntorit, duke u shprehur nëse ai erdhi paparalajmëruar, koronavirusi po na lajmëron çdo ditë. ”Nëse tërmeti na mori 51 jetë pa paralajmërim, korona na paralajmëron çdo ditë. Kujdes, kujdes, disiplinë, disiplinë. Vija e parë e frontit është e fortë dhe ka një rezistencë të testuar maksimale. Jemi përgatitur për këtë moment, lëre se ça thonë masakt e skaduara të politikës. Nuk do bëjmë as më pak e as më shumë se vendet e tjera”.