Rritjet e frikshme e të përditshme të vdekjeve dhe të infektuarve po rrezikojnë një mbyllje të dytë

Rritja e përditshme dhe e frikshme e vdekjeve në Shqipëri nga Covid-19 po sjell rrezikun e mbylljes, jo krejt si në mars-prill, por po shikohet mundësia që nga e premte ora 22.00 deri të hënën, ora 06.00 të mos lejohet dalja e qytetarëve nga shtëpia.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vendi mund të ketë kufizim oraresh ose mund të mbyllet në fundjavë, nëse vazhdohet me këto shifra.

“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”- tha Brataj për TCH.

Ai tha se vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve mund të shmanget mbyllja e vendit:

“Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.

Brataj këshilloi qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit, pasi “sado vaksina të jetë e ndryshme mund të ndikojë edhe në ulje e rrezikut nga Covid-19”.

Ndërkohë ministria e shëndetsisë po merr masa për spitalet rajonale që të jenë në gatishmeri. Ardhja e dimrit paralajmërohet nga mjekët specialistë se do kemi shtim më të madh të infektuarve.

SHKARKO APP