Rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”: Pushteti në Shqipëri dhunues ndaj medias!

Nga VOA-

Rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi sot një raport të ri mbi rolin e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në përballjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ndër të tjera rrjeti shkruan se “Po ashtu edhe media shqiptare, thotë koordinatorja Mejdini, është në vështirësi të jashtëzakonshme për të qenë e lirë dhe e pavarur përballë krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë gazetarët e kronikës së krimit në Shqipëri janë ndër më të guximshmit e rajonit për shkrimet profesionale aspak të lehta përballë kriminalitetit të strukturar 30-vjeçar, dhe ka ardhur koha, thotë zonja Mejdini, për të forcuar një aleancë midis shtypit dhe shoqërisë civile në përballjen së bashku të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Shqipëri shohim një arrogancë e rritur nga ana e autoriteteve të pushtetit kundër medias dhe kundër gazetarëve. Shohim përditë episode të tilla ndaj shtypit. Mendoj se është e nevojshme që të krijohet një aleancë e madhe nidis medias, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në shoqërinë shqiptare kundër krimit të organizuar” – thotë zonja Mejdini”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?