Rrofsh Albin Kurti për Beslidhjen e Lezhës, pasi kryeministri ynë është pjesë e projektit neo-otoman!

Pasi Kryeministri Rama nuk shkoi në Memorialin e Gjergj Kastriot-Skenderbeut në Lezhë për Ditën e Beslidhjes së Madhe të 2 marsit 1444, ku sot shkuan Albin Kurti dhe krejt liderët shqiptarë nga Mal i Zi e Maqedonia, ka reaguar analisti Enton Abilekaj;
Nga Enton Abilekaj-
Rrofsh Albin se ne nuk e festojmë dot Besëlidhjen e Lezhës! Ajo që ndali Mehmed pushtuesin, atë që e mori Kostandinopojen me rrethimin e parë, por nuk e mori dot Krujen me 2 rrethime, derisa eshtrat e Skenderbeut u prehen aty.
Ne nuk e festojmë dot, se Kryeministri i shqiptarëve në anën jugore të Morines, është bërë tashmë pjesë e projektit neo-otoman, vasal i Sulltanit të ri. Tekstet e historise po ndryshojnë, Skenderbeu do na dalë rebel i paarsyeshem, që tradhetoi Sulltanin, ndërsa pushtimi – shpëtim që zgjati 5 shekuj.
Gjithsesi, rrofsh Albin që na kujton se ne shqiptaret nuk jemi nënshtruar kudo ndodhemi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?