Sa hipokritë me Gerti Bogdanin, këta politikanët!

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Sa hipokritë me Gerti Bogdanin, këta politikanët!

U nda nga jeta një politikan i ri që kishte premisa lidershipi.  Gerti Bogdani gjatë gjithë jetës së tij politike manifestoi kulturë, besueshmeri dhe ishte larg pazarëve të politikës së ditës, pazare të cilat mbizotërojnë prej 34 vitesh politikën shqiptare.

Por në PD nuk e donin sepse ai fliste sinqerisht dhe hapur. Ndërkohë që në varrimin e tij shkuan edhe ata që e kishin anashkaluar dhe luftuar hapur apo me nën rrogoz.

Në  një shkrim Mentor Kikia shkruan ndër të tjera:” Po mirë, kur Gerti Bogdani kishte tërë këto cilësi, përse nuk ishte ende në atë parlament?

Përse nuk e futën në listë ata që i kishin në dorë, apo përse nuk e votuan ata që e kishin në dorë?

Përse demokratët nuk e zgjodhën në forumet më të larta drejtuese të partisë së tyre të lodhur, që po tërhiqet zvarrë?

Tek e fundit, përse nuk ia besuan drejtimin e partisë “djalit të pastër, vizionar e idealist”, kur partia ka mbetur me sytë nga qielli e ballkoni njëkohësisht?

Në 2022 ai garoi në primaret e PD-së në Tiranë, për të qenë kandidat për zgjedhjet për kryetar bashkie që u mbajtën në 2023, por anëtarësia nuk e votoi”.

Ndërkohë Ilir Demalia është më i ashpër me lidershipin e PD, që as nuk e qasen në selinë blu Gerti Bogdanin, kurse në varrim nxirrnin lotë krokodili.

Ja se çfarë shkruan Demalia: “A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë në vend të 12 në listë e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD? Ndërsa tani dolën si gojë të shqyera krokodili duke folur për vlerat që kishte Gerti, si qytetar, intelektual, komunikues, politikan.

Sigurisht dhimbja dhe tronditja që pati qyteti Tironës me nje djalë model në të gjitha drejtimet, tregon se si ky djalë i mrekullueshëm me plot kuptimin e fjalës, ju imponua qytetarëve të Tironës me dashuri, thjeshtësi, mirësi, kjo është arsyeja që Tirona u trondit keq më lajmin e zi për Gertin e tyre të dashur.

Po këto vlera nuk mund të bashkejtonin me xhahilët, injorantët, primitivët, hajdutët e parasë dhe pronave publike.

Megjithëse ekselent në çdo dejtim, djalë modern dhe i studiuar ne Amerikë, Ai kurrë nuk ju largua vlerave të familjes modhe Bogdani, dhe vlerave të qytetarisë dhe mirësisë dhe mirësjelljes Tironase”- thotë analisti.

Në të vertetë Gerti Bogdanin e luftuan në PD, sepse ishte filozofi tjetër nga ajo që drejton selinë blu.

Njerëz si Gerti nuk iu hapin udhën e karrierës dhe të drejtimit, vetëm kur ndahen nga kjo jetë shkojnë e qajnë duke u hapur rrugën atyre drejt botës tjetër…

Çfarë hipokrizie politike shqiptare!

SHKARKO APP