Sali Berisha: Të ngrihemi si opozitë dhe t’ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zotuar sot në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD, se do t’ja shkurtojë ditët qeverisë Rama.

Berisha thotë se 44 mijë anëtarë të PD janë gati për beteja, teksa thekson se regjimi i Edi Ramës është “kalbësirë” dhe se mund të largohet nga qeveria.

“Ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie pa asnjë kompleks. E vërtetë që ka para pafund krimi, s’ndjek parim, vret policë në komisariate, por ka një të vërtetë më të madhe është që ky regjim është kalbësisë, kalbësirë, kalbësirë.

Shqipëria humbi orientimin e saj evropian, perëndimor. Edi Rama fajin e gjen tek Evropa dhe përpiqet ta kërcënojë. Fajin s’e ka Evropa miqtë e mi. Natyrisht se ka problemet e veta normale çdo organizim, çdo shtet ka problemet e veta, por s’janë kurrë këto probleme që na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera që mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit. Çfarë na pengoi? Lidhjet e Edi Ramës me krimin. Cili nuk dinte lidhjet e Edi Ramës me bandat e Shkodës, Durrësit, Elbasanit dhe bandat e tjera. Të gjithë i dinin, tani kanë dalë sheshit. Ujku i Bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit, tani del qartë të Rama dhe Vuçiç i bashkon krimin, krimi është muri i vërtetë i bllokimit të procesi të integrimit. Dokumente të pakundërshtueshëm, akte zyrtare tregojnë se Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale. Dy metroshi, thotë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus duart në xhepa, por ai vjedh me çdo firmë, me çdo dokument. Lexoni aktet e inceneratorit, si i ka dhënë ministrave statusin e investitorit strategjik që ndalohet në mënyrë kategorike, shikoni si shpërbën parkun e Butrinit, vetëm e vetëm që të shndërrojnë 800 hektarë të tij në vila e resorte”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Me tej ish-kryeministri Berisha theksoi se sapo të përmbyllim krejt zinxhirin e strukturave drejtuese në PD, ku sot zgjidhet kryesia e re me votë të fshehtë, do të fillojmë protestat në shesh kundër Edi Ramës.

SHKARKO APP