Sherr në kryesinë e PD/Salianji i drejtohet Flamur Nokës: Jep dorëheqjen, na shkatërrove partinë!

Nuk ka qetësi në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Flamur Noka dhe Sali Berisha janë përplasur keq verbalisht me Ervin Salianjin.

“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”,– i është drejtuar me tone të ashpra Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të takimeve të këtij të fundit, me strukturat e partisë.

Salianji i është përgjigjur duke i thënë jep dorëheqjen ti Flamur se e ke shkatërruar partinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Avokati i Popullit është tërësisht përgjegjësi e jotja. Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, mësohet të ketë thënë më tej Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati mes Nokës dhe Salianjit është zhvilluar me tone të larta, deri në pikën që dyshja dëgjohej në korridoret e selisë blu, jashtë sallës së takimit.

Ervin Salianji ka kërkuar që PD duhet të ndryshojë, të jetë më aktive, më afër njerëzve dhe ti bind se duhet të kthehemi në pushtet. Por ka marrë akuza, pasi bëri edhe burgun për PD-në, se gjoja Ervini po punon për kryeministrin!

Pas përfundimit të mbledhjes, Ervin Salinaji dha një prononcim për gazetarët.

“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.

Pyetje: Mbledhje kundër jush?

Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idioti do i përgjigjem me fakte konkrete.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2396 (67.9%)
Jo 1133 (32.1%)

Vota totale: 3529