Sara Hoxha: Top Channelit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni!
Në botën e televizionit për këtë vit 2022 mësohet se do të kthehet Ledion Liço në Top Channel.
Këtë e ka pohuar mendja dhe regjia e këtij televizioni të madh, vetë Sara Hoxha, vajza e Tanit të famshëm të Top Channel.
‘Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me ‘Top Albania Radio’, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në ‘Top Channel’.- është shprehur ajo.
KOHA JONË SONDAZH

