Shaka apo e vërtetë: Policia thotë se Kastriot Islami na ka kërcënuar! Atëhere pse nuk e arrestuan, por e gjobiten për maskë?

Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmë Kastriot Islamin, ish-ministër dhe ish-kryetar parlamenti te Liqeni Artificial ku po vraponte me veshje sportive. Siç dihet, sipas ministrisë së shendetsisë, nuk ka nevojë për maska kur je në biçikletë apo kur je duke vrapuar. Dhe në këtë rast Kastriot Islami ishte duke vrapuar te Liqeni si shumë të tjerë, por policia kapi vetëm Islamin se nuk kishte maskë e kartë identiteti me vete!

Interesante mbetet se Islami dje kushte dy shkrime të egra ndaj Kryeministrit dhe po rastësisht e kanë shoqëruar në polici!

Por Policia e Shtetit njofton sonte se ai ka kërcënuar punonjësit e policisë. Nëse është kështu atëhere pse e lëshuan ish-ministrin? Pse nuk e arrestuan?!

Policia thotë ndër të tjera se “Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse”. Pra vetëm e kanë gjobitur për maskë e nuk kanë bërë kallzim penal për fyerje e kërcënim ndaj punonjësve të policisë!

NJOFTIMI NGA POLICIA  E SHTETIT
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.
Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!
Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.
Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

SHKARKO APP