SHBA e BE kundër vetingut në Kosovë dhe Maqedoni. Vasili: Pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet ndërkombëtarët kanë refuzuar në mënyrë kategorike që në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut të zbatohet procesi i vetingut. Sipas tij, në Shqipëri ky proces po lavdërohet nga një pjesë e ndërkombëtarëve, ndërkohë që në vendet e tjera po cilësohet si një reformë problematike.

Në një shënim në Facebook, Vasili sjellë në vëmendje deklarata të zyrtarëve të lartë të SHBA dhe BE, të cilët kanë deklaruar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, problemet e rënda që sjellë në sistemin e drejtësie aplikimi vetingut.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Vetingu i pavend dhe papranuar në Kosovë dhe Maqedoni, po pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental??? Vetingu në Shqipëri është dukshëm një eksperiment që nuk bind pavarësisht duartrokitjeve dhe vetlavdërimet në shqip dhe sidomos në anglisht. Vetingu i konsideruar i pavend dhe i papranuar në Maqedoni dhe së fundmi në Kosove u imponua fort ne Shqiperi edhe duke neglizhuar dhe anashkaluar shqetesinet madhore te Komisionit te Venecias per rreziqet e medha te Vetingut.

Këto rreziqe u provuan katercperisht. Shqipëria thjesht u përdor si një vend për eksperimente. Po ju sjell me poshte qendrimet per Vetingun ne drejtesi ne Kosove dhe Maqedoni sipas partnereve nderkombetare te ketyre vendeve.

Sot Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgen Andrews në sesionin e diskutimit lidhur me rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Z.Andrews e quajti te papershtashem Vetingun dhe tha se : “Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe se Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që ta sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve.”

Pak javë më parë Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar e ka deklaruar te panevojshem Vetingun ne drejtesi dhe ka thënë: “Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim përmirësimin e gjykatës nga brenda. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë.”

Të njëjtën gje ka deklaruar edhe vetë kryeministri Zoran Zaev: “Me të vërtetë nuk është momenti për veting. gjyqësori jonë.Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me te vërtetë, s’kemi nevojë për këtë,”– tha Zaev.

Ndersa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se: “Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

SHKARKO APP