SHBA e armatosur deri në dhëmbë: I vetmi vend me më shumë armë se civilë!

Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë ku armët në duart e civilëve e tejkalojnë numrin e banorëve, sipas Small Arms Survey (SAS) me bazë në Zvicër.

Është gjithashtu i vetmi vend ku të paktën një episod të shtënash masive ndodh cdo vit, thotë CNN duke cituar sondazhin. Ka 120.5 armë për çdo 100 amerikanë, sipas raportit që i konsideron këto shifra tronditëse, në sfondin e masakrës në shkollën fillore Robb në Teksas, ku u vranë 21 vetë, shumica prej tyre fëmijë.

Ishujt Falkland vijnë pas SHBA-së me rreth 62 armë për 100 njerëz, dhe Jemeni i lodhur nga lufta mban vendin e tretë për zotërim armësh me 53 të tilla për 100 persona. Ndërkohë vende si Koreja e Jugut dhe Japonia kjo normë llogaritet tek 0.2, pra, afër zeros, nënvizohet më tej. Hulumtimi i SAS vlerëson se amerikanët zotërojnë 393 milionë nga 857 milionë armë civile në dispozicion, shifër kjo që korrespondon me 46% të totalit të armëve civile në botë.

Ai gjithashtu tërheq vëmendjen duke theksuar se të shtënat e rregullta masive janë “një fenomen kryesisht amerikan”. Raporti i përcjellë nga CNN vë në dukje se katër vetë në çdo 100 mijë njerëz në SHBA ishin viktima të dhunës me armë në vitin 2019, 18 herë më shumë se norma mesatare në vendet e tjera të zhvilluara.Raporti del në përfundimin, duke iu referuar një anketimi të kryer në tetor 2020, se rreth 44% e të rriturve amerikanë jetojnë në një shtëpi ku ka armë dhe rreth një e treta e zotërojnë një të tillë personalisht.

SHKARKO APP