Sherri në PD çon ujë te mulliri i kryeministrit Rama

Nga Herion Mesi-

Në PD nuk ka më qetësi. Palët janë ngërthyer keq përballë njeri tjetrit. Futja në lojë e ish-deputetit Agron Shehaj ka komplikuar paksa Bashën, ndonëse prapë Luli do fitojë me 13 qershor, por duket si një lojë përfekte për të spostuar vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit, ku Rilindja kreu masakren me të madhe të 30 vitëve, natyrisht pas atyre të 26 majit 1996.

Nga ana tjetër, Edi Rama rri e vështron rremujën në kampin e selisë blu, duke dalë para medias si babaxhan që nuk fut duart në zënken e tyre dhe flet për “komunikim të ri me opozitën” dhe për “horizonte te reja'” për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pse të mos veprojë kështu!

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet i mori, PD-ja në vend që të ngrinte popullin para kutive për rinumerim dhe rivotime në disa qarqe problematike, filloi gjoja zgjedhjet në PD.

A thua se demokratët donin zgjedhje në selinë blu dhe se aty e kanë merakun e jetës së tyre!

Ish-lideri demokrat Berisha tha dje se nuk duhej zgjedhje në PD kaq herët pa mbaruar me zgjedhjet e manipuluara. Por tashmë e gjithë media proqeveritare e ka fokusuar me lejen e Endri Fugës (fugizmi) krejt drejtimin e propogandës nga Sali Berisha, sikur ky mbetet problemi kryesor në Shqipëri.

Natyrisht që ish-kryeministri duhet hetuar si gjithë të tjerët.

Në PD, duke e parë se loja Rama-Basha vazhdon që prej 18 majit 2017, kanë filluar denoncimin publik. Dje ish-presidenti dhe tashmë në rolin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani sulmoi hapur Lulzim Bashën, duke e akuzuar si pjesë planit Rama-Soros, që amerikanët të dënonin ish-kryeministrin Berisha.

Nuk vonoi dhe mbremë vonë, diku afër orës 23.20 doli në status në facebook, Lulzim Basha dhe kundërsulmoi Bujar Nishanin.

Dhe e gjitha kjo çon ujë te “mulliri” i kryeministrit Rama.

Ai tani rri e fërkon duart nga kjo që po ndodh në PD. Ndërkohë KAS bën namin me Rilindjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?