Sheshi “Skënderbej”, vendi ku bëhet vaksina, por edhe ku merr virusin!
Mania për të treguar me mediat pranë qeverisë se sa shumë njerëz janë në radhë për të marrë vaksinën antiCovid po nxjerr diçka tjetër në pah; grumbullime masive duke mos respektuar distancat e ku fare mirë merr virusin, akoma pa e luftuar atë.
E gjitha kjo me regji të Rilindjes për të krijuar përceptimin publik se qeveria po bën namin me luftën kundër Covid-19. Ndërkohë që siç tha dje Ylli Manjani se vaksinat nga Perëndimi i bënë për vete pushtetarët, kurse popullit të thjeshtë i rrasin vaksina kineze, të cilat nuk janë çertifikuar nga BE apo SHBA.
Mjafton të shkruhet në shishet “vaksina anti Covid” dhe thuhet se sheron!
Natyrisht që qeverisë i intereson vaksina elektorale, pasi kur të humb me 25 prill as që do merret më me këtë punë. Por tani krijojnë me mediat e tyre idenë sikur bëjnë namin, ndërkohë që pas dy muajve do kuptohet afekti i kësaj vaksine që nuk e çertifikon Perëndimi.
© SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

