Shkencëtarët e botës në konkurencë për të gjetur ilaçin kundër koronavirusit

Autoritetet kineze e zbuluan kodin gjenetik të virusit shumë shpejt. Informacioni i ndihmon shkencëtarët të përcaktojnë se nga ka ardhur virusi, si mund të ndryshojë apo zhvillohet ai, si dhe si t’i mbrojnë njerëzit. Me ndihmën e pajisjeve të avancuara teknologjike dhe përkushtim më të madh nga qeveritë rreth botës, laboratorë rreth botës hynë në garë për krijimin e një vaksinë.
Në laboratorin “Inovio”, në San Diego, shkencëtarët po përdorin një lloj të ri teknologjie, e cila do t’u mundësojë të nisin testet e para tek njerëzit në fillim të verës, shkruan A2.
“Pasi Kina në ofroi sekuencën e virusit, ne ishim ne gjendje të ideonim një vaksinë brenda 3 orëve. Vaksinat përdorin sekuenca të ADN-së nga virusi për të shënjestruar pjesë specifike të patogjentit. Kjo, sipas nesh, do të bëjë që trupi të prodhojë një kundërpërgjigje më të forte”, tha Kate Broderick, zv. Presidente e Kërkimeve dhe Zhvillimit në Inovio.
Nëse eksperimentet fillestare do të rezultojnë të suksesshme, do të pasojnë testet me spektër më të gjerë, mundësisht nga fundi i vitit. Është e pamundur të parashikohet nëse epidemia do të ketë përfunduar deri atëherë, por nëse gjërat shkojnë sipas planit, kjo do të ishte vaksina e re më shpejtë, që është krijuar dhe testuar në situatë epidemie.
Gjithashtu, universiteti i Queensland po punon për një vaksinë molekulare, ashtu si Moderna Incorporated në Masachusets, e cila ka bashkuar forcat me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në SHBA, për të përshpejtuar.

Po kështu sipas DW nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër virusit Corona, sipas kreut të firmës bioteknologjike, CureVac në Tybingen të Gjermanisë, shkruan afp. Por ende ka pengesa.

Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane „Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. „Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.” Dhjetëra mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën, tha Haas. „Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse.”

Në një repart ekzistues mund të prodhoheshin sipas tij „në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër virusit Corona. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion. “Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.

Në mes të marsit u bë e ditur, se presidenti Donald Trump ishte përpjekur për të siguruar ekskluzivisht për SHBA një vaksinë kundër Coronës me një shumë të lartë financiare. Pas disa raportimeve në media, firma deklaroi, se nuk ka pasur një përpjekje të tillë të presidentit amerikan.

Po kështu po shikohet për një ilaç Avigan. Pritshmëritë për momentin e kanë një emër. Ai quhet Avigan. Bëhet fjalë për një ilaç japonez, për të cilin po flitet shumë, sidomos në Itali, pasi videoja e një biznesmeni roman u bë virale.
A e lufton ky ilaç koronavirusin?

Kjo çështje u diskutua të hënën edhe nga Agjencia Italiane e Ilaçeve, AIFA.

Në fund të diskutimeve është vendosur nisja e eksperimentimit me këtë ilaç, raporton Corriere della Sera. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se do pritet të shihet efekti i ilaçit në fazat e para të sëmundjes.

Kanë qenë drejtuesit e dy rajoneve më të prekur në Itali, Luca Zaia dhe Attilio Fontana që kanë bërë presion që të nisë përdorimi i këtij ilaçi. Ata janë shprehur entuziastë.
Por e thënë shkurt, vetë AIFA italiane nuk është shumë entuziaste. Ata hodhën ‘ujë të ftohtë’ mbi pritshmëritë, duke thënë se nuk ka studime klinike për efikasitetin e ilaçit në trajtimin e Covid-19.
“Është një antiviral që është autorizuar në Japoni prej marsit 2014 për të trajtuar format e gripit të shkaktuara nga viruset e rinj ose viruset e ridalë në qarkullim. Ai përdoret zakonisht kur antiviralët e tjerë nuk funksionojnë. Ky ilaç nuk është i autorizuar në Europë dhe SHBA,” thonë autoritetet.
Sa u përket përdorimit në Covid-19, të vetmet të dhëna vijnë nga një studim i vogël te pacientët me koronavirus, por në gjendje të lehtë. Në këto testime, ilaçi u kombinua me antiviralët lopinavir/ritonavir.
Edhe pse ka disa të dhëna se ilaçi japonez ka një aktivitet në zhdukjen e virusit në gjak, të dhënat e plota për efikasitetin në përdorimin klinik mungojnë.
Edhe videoja është e diskutueshme, pasi ajo flet për diçka që po mbahet fshehur nga popullsia në Itali. Ekspertët thonë se kur thuhet se është kurues në masën 91 përqind, kjo duhet të shihet diku e shkruar në literaturë shkencore.
Antiviralë që mendohet se janë më efektivë se ilaçi japonez janë duke u testuar ndërkohë.

Por çfarë ilaçi po përdorin në Kosovë kundër koronavirusit?

Kosova ka nisur të furnizohet me dy ilaçet, të cilat javën e kaluar u aprovuan nga autoritetet amerikane për përdorim në luftimin e virusit covid-19, raporton Gazeta Express.
Derisa shtetet e zhvillara po përpiqën të zbulojnë medikamentin që shëron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar përdorimin e hidroksitit të klorokuinit në kombinim me antibiotikun. Sipas studimeve fillestare, ky kombinim zvogëlon qendrueshmërinë e virusit në trupin e pacientit.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë Gazetës Express thotë se tashmë është siguruar një sasi e këtyre ilaçeve. Një pjesë e tyre është blerë e pjesa tjetër është dhënë si donacion nga një operator, që Ministria nuk ia ka treguar emrin.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.
Ministria ka porositur edhe sasi shtesë të dy ilaçeve, të cilat priten të vijnë nesër.
“Sasi tjera do të porositet nesër, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigje.
Amerika i dha dritën e gjelbër, pasi një studim i ri gjeti se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.
Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.
Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.
Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun, shkruan express.

E gjithë bota shkencore është në kërkim të ilaçit kundër coronavirusit. Në Britani, Japoni,  Gjermani, Kinë, SHBA, Kanada, Itali e në Francë, të gjithë po kërkojnë duke eksperimentuar.

Por a do të ketë bërë namin koronavirusi derisa të gjendet ilaçi kundër tij?!

 

 

SHKARKO APP