Shkodër, policia hidhet në veprim kundër LSI. Kontrolle, shantazhe dhe presion ndërkohë PS blen vota me banditë

Dega e LSI në Shkodër ka denoncuar sot presionet dhe terrorin e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj mbështetësve të saj.
Edmond Ndou, kandidat i LSI në këtë qark deklaroi se ishte i detyruar të thyente heshtjen zgjedhore, për shkak të presioneve që struktura të policisë bëjnë ndaj militantëve dhe anëtarëve të kësaj force politike.
Deklarata e plotë e LSI-së, dega Shkodër
“Jemi sot në këtë deklarate për dënuar me force dhe për denoncuar veprimet antiligjore te Policisë së Shtetit, e cila po kryen ndalime te aktivisteve dhe simpatizantëve të LSI.
Kontrolle dhe presione ne rruge e forma nga me te shëmtuarat dhe jo ligjore qe kane nje qellim te vetëm, te frikësojnë dhe intimidojne strukturat tona.
I bej thirrje Policise Shkoder dhe drejtuesve te saj ne te gjitha bashkite e qarkut te ndalin kete aksion te paprecedent sepse do te pergjigjen perpara ligjit.
Askush nuk e frikeson dhe ndal LSI perballe fitores se madhe te 25 prillit, ku edhe keta struktura qe abuzojne me uniformen e shtetit do te largohen bashke me kete qeveri, e do te perballen me pasojat e parashikuara ne ligj.
Sot do te duhej te ishte heshtje zgjedhore dhe gjithcka te shkonte e qete ne funksion te 25 prillit, por provokatoret dhe te frikesuarit nga humbja po levizin edhe guret e fundit duke abuzuar me pushtetin me qellim qe ta ndalin kete.
Asgje nuk i shpeton, fitorja e lsi dhe opozites tashme eshte shume prane, pak ore na ndajne nga vershimi i qytetareve drejt kutive te votimit per ndryshimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?