Shpëton ish-kryeministri Berisha nga një aksident fatal në rrugën Milot-Thumanë
Mësohet se një makinë e eskortës së ish-kryeministrit Berisha ka pësuar aksident në autostradën Milot-Thumanë, ku një makinë është futur në kah të kundërt të autostradës, mu përballë makinës së Berishës.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.
Raportohet se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe makinat shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës mu përballë makinës së Berishës.
Raportohet se makina ku udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar kokë me kokë. Por ndërkohë që shoferi i çmendur ka goditur një makinë përballë, e cila me pas është përplasur me makinën shoqeruese të Berishës.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi dhe dy shoqërues.
Njoftim i policisë thotë se si ndodhi aksidenti i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Laç. Sipas policisë një makinë ka hyrë kundravajtje dhe ka goditur 2 makina duke shënuar 2 të lënduar, shtetas nga Kosova.
Policia thotë se “në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes” – thotë policia.
KOHA JONË SONDAZH

