Shpopullimi i vendit/Presidenti Meta: Të zgjidhet kriza politike, koha nuk pret

”Bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika”, ky artikull i revistës ”Monitor”, është shpërndarë në rrjetet sociale të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Thirrja e fortë e kreut të shtetit për forcat politike, është reagimi në kohë për të frenuar shpopullimin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, Presidenti thotë se zgjidhja e krizës politike është emergjente, pasi sipas tij, një vend pa rini, është si një shtëpi pa fëmijë.

”Të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! SHQIPËRIA meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa”.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Të dashur qytetarë, Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! SHQIPËRIA?? meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. KOHA NUK PRET! Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor.

SHKARKO APP