Shqipëria nën pushtetin e borës dhe akullit, ministrja bën foto mode!

Nga Herion Mesi-

Nga sot pasdite Shqipëria duket e mbuluar nga bora, me përjashtime të vogla po bie shi. Por lajmet që vijnë nga korrespodentët tanë tregojnë për borë masive kudo, sikurse dhe për akse rrugore krejtësisht të bllokuara. Zonat rurale në Veri , Verilindje dhe Juglindje janë pa asnjë komunikim dhe në shumicën e tyre pa energji elektrike.

Bora ka zbardhur krejt malin e Dajtit deri poshtë, sikurse edhe gjasat që sonte të zbardhë plotësisht kryeqytetin.

Në Shkodër thirrjet e banorëve janë rrenqethëse, pasi nga poshtë janë në ujë dhe nga sipër bora u ka mbuluar çatitë.

Edhe në zonat e juglindjes gjëndja mbetet kaotike.

Qeveria ka shpërndarë një video të ministres Balluku e cila si për foto mode ka dalë sonte në qoshe me borë, duke e postuar në facebook kryeministri Rama.

Video mbetet e bukur, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Ministrat ngrohen, kurse populli rri në akull e borë. Borëpastrueset janë me gishta, ndërkohë që duhej që çdo bashki e zonave të rrezikuara të kishte flotën e saj me borëpastruese. Por në disa zona po nxjerrin traktorët si dikur në kohën e diktatorit komunist.

Ndërkoha video së ministres Balluku që i duket koka e bukur, i kanë bërë share krej qeveria.

Nga nesër temperatura për tre ditë do jetë deri në minus 12 në Tiranë, kurse në zonat malore minus 20 gradë e me shumë.

Bora vazhdon, akulli mbretëron dhe populli mbijeton!

Rrugët pa borëpastruese dhe pa kripë

SHKARKO APP