Situatë e rëndë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin
Në vend që të ishte një mbledhje ku diskutohet për të mirën e Tiranës, mbledhja në Këshillin Bashkiak u bë me grushte. Situatë kaotike dhe plot tension është ajo që ndodhi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut. U përplasen fizikisht me njeri tjetrin dhe në një moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.
Mësohet se pas mbledhjes Halit Valteri ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj Tedi Blushit.
Reagon Veliaj: Meta dhe rrugaçi që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës