Skandal/ Policia në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste

Thirrjes së kryeministrit Edi Rama drejtuar policisë që pasi të lënë punën të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, mesa duket po i përgjigjen pozitivisht disa prej efektivëve. Përveç kësaj mbetet skandaloze që ministri i brendshëm ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e tre shefave të komisariatëve ku ka patur dhunë elektorale ndaj LSI, por policia e shtetit nuk e ka zbatuar urdherin e tij me shkrim. Po kështu në Dibër u kap punonjës të Gardës duke bërë fushatë për PDIU. Ndërsa në Vorë u denoncua vetë ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri se po blen vota.

Edhe pse vet kryeministri më vonë kërkoi falje për këtë thirrj duke theksuar se e kishte në një tjetër kuptim, janë qytetarët shqiptarë ata që denoncojnë pjesëmarrjen e efektivëve të policisë në fushatë elektorale.

Mesa duket disa prej oficerëve të policisë në Shqipëri nuk e kanë ende të qartë ligjin, se ata janë të ndaluar rreptësisht të bëhen pjesë e çdo aktiviteti politik si gjatë orarit të punës ashtu dhe jashtë tij, pasi janë në shërbim të qytetarit në çdo kohë.

Dhe që prej vitit 1991 në Shqipëri është vendosur me ligj që Policia e shtetit është e depolitizuar.

Një qytetar nga shkodrania ka denoncuar një efektiv policie i cili është bërë pjesë e fushatës elektorale të PS-së.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha që ka postuar këto foto.

 

SHKARKO APP