Sot Kryeministri e vulosi mos hapjen e negociatave me BE

Sot mazhoranca nuk u tërhoq,  sepse kryeministri dha urdhër “votoni”, kurse BE nmbetet e shqetsuar për votimin e sotëm nga parlamenti jo kushtetues me 122 deputetë. Pra e vulosën mos hapjen e Konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë në dhjetor të këtij viti.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut e ka marrë të sigurtë hapjen e negociatave me Brukselin.
BE kishte kërkuar nga qeveria shqiptare plotësimin e disa kushtëve, ku i pari dhe më aktuali ishte Kodi Zgjedhor, gjë që PS-ja e votoi siç deshi, duke prekur Kushtetutën dhe shkatërruar një proces 30 vjeçar tradite ku asnjëherë Kodi nuk është miratuar në mënyrë të njëanshme.
Tashmë me votimin e sotëm kriminal, ndërkohë që komisioneri i BE, drejtues të forumeve të Bashkimit Europian si dhe ministri jashtëm i Gjermanisë i bënë thirrje publike kryeministrit Rama që të mos votojë Kodin pa ardhur përgjigja e Komisionit të Venecias; mazhoranca dhe konkretisht kryeministri bëri që BE nuk do ti hapë negociatat me Shqipërinë.
Dhe kjo për fajin e kryeministrit.
Nga mos’hapja e negociatave këtë vit humbasin shqiptarët, humbet ekonomia shqiptare, humbet rinia e cila do turret për të ikur nga Atdheu prej mos gjetjes së shpresave për punë e jetesë normale.
Kjo që bëri sot parlamenti mbetet vepër kriminale.
Ndëshkimi duhet penal, por me 25 prill edhe me votë.

Herion Mesi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?