Sot kryeministri miraton edhe 400 milionë euro për koncesione të reja për vitin 2021

Parlamenti shqiptar sot do të miratojë projektbuxhetin e vitit 2021. Ajo që bie në sy është se qeveria Rama ka në projekt për të kaluar me votën e deputetëve një shumë prej 400 milionë euro të tjera për koncesione të reja.

Përveç miliardave lekë të firmosura deri tani nga kryeministri për PPP, koncensione, tenderime etj në këtë projektbuxhet, që po kalon në parlament, janë planifikuar edhe 400 milionë euro.

Në vend që ti fus për rritjen e pensionëve, pagave, rritjen ekonomike të biznesit, për rrugë, shkolla e spitale si dhe për të shtuar masat dhe blerjen e aparaturave për mjeksinë, ku Covid-19 po bën namin, qeveria merret me koncesione të disa biznesmenëve të qeverisë.

Eshtë kritikuar nga FMN, banka Botërore, shoqatat e biznesit si dhe nga opozita PD e LSI për borgjet e mëdha që po iu lë shqiptarëve, por kryeministri vazhdon udhën e tij të dhënies së gjithçkaje me koncesion.

Ky është buxheti i fundit që Edi Rama kalon me firmën e tij dhe për llogari të një grupi oligarkësh. Me 25 prill 2021 ai ikën nga Referendumi popullor kundër tij, referendum që do nxjerrë Rilindjen me pak se 40 deputetë.

SHKARKO APP